Varre masive në “kampin e vdekjes” në Korenë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
FILE PHOTO: North Korean leader Kim Jong Un attends a wreath laying ceremony at a navy memorial in Vladivostok, Russia April 26, 2019. REUTERS/Shamil Zhumatov/File Photo

Një raport i publikuar së fundmi nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut, me seli në Uashington, ka zbuluar detaje shqetësuese mbi ato që njihen si qendra riedukimi në shtetin komunist, por që nga “The Sun” janë komentuar si kampet e vdekjes, pas publikimit të raportit.

Në raport paraqiten pretendime tronditëse, ku thuhet se personat që kapen në tentativë për t’u larguar nga Koreja e Veriut burgosen në këto kampe dhe skllavërohen, duke punuar deri në vdekje.

Duke iu referuar imazheve satelitore të kapura në periudha të ndryshme nga kampi Chwngsan No 11, i cili ndodhet në lindje të kryeqytetit, raporti pretendon se tregohen edhe varre masive, ku mund të jenë vendosur trupat e personave të burgosur.

Share This Article