Ka përfunduar ndeshja finale e Ligës së Kampionëve.
Liverpool ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve, pas fitores së arritur në finalen e madhe ndaj Tottenham me rezultat minimal 2 me 0.
Salah ishte i pari që shënoi në minutën e 2-të, me anë të Salah i cili arriti ta mposhtë gardianin e Tottenhamit nga pika e bardhë.
Ndërkaq golin e dytë dhe të fitores e shënoi “gjokeri” i Jurgen Klopp, Origi i cili në minutën e 87-të vulosi fitoren e Liverpoolit.
Redsat më në fund fitojnë një finale, pas asaj të humbur vitin e kaluar, kështu që tani Liverpool numëron 6 tituj të Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, Tottenhami ishte për herë të parë në një finale të kësaj gare dhe nuk arriti ta bëjë befasinë për tu bërë pjesë e historisë.