I ftuar në RTV Ora, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi u shpreh se nuk ka pasur Shtëpi të Verdhë brenda territorit shqiptar.
“Kurrë nuk e kam ndjerë që UÇK të kishte pikëpamje të tilla, të eliminonin kundërshtarët. Ata kishin platformën e luftës kundër Serbisë. Gjithë lufta është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n. Të akuzosh shefat kryesor të UÇK-së për platforma të tilla është absurde. Aq sa di unë nuk ka pasur Shtëpi të Verdhë brenda territorit shqiptar”, tha Klosi