Një zbulimi i madh është bërë në akull nga shkencëtarët kanadezë.
Sipas BBC, një ujk i ngrirë është gjetur në pjesën veriore të Kanadasë dhe besohet të jetë të paktën 56 mijë vite i vjetër
I fshehur në akull për dhjetëra mijëra vite, ky ujk është zbuluar nga “gjuetari i thesareve” Trondek Hough.
Shkencëtarët thonë se qimet e ujkut dhe dhëmbët ishin ruajtur shumë mirë – pothuajse të padëmtuar fare.
“Ujku praktikisht është 100 për qind i paprekur, ajo çfarë i mungon janë sytë”, ka thënë për EurecAlert, profesoresha Julie Michen.
Duke përdorur teknologji të ndryshme, një ekip i shkencëtarëve kanë arritur të zbulojnë edhe mënyrë se si kishte jetuar. Bazuar në analizat e ADN-së, shkencëtarët kanë zbuluar se sipas të gjitha gjasave kanë jetuar para 56 apo 57 mijë viteve.