Shefi i NATO-s Stoltenberg gjatë takimit me shefin e qeverisë Zoran Zaev tha gjatë konferencës për shtyp se anëtarësimi i vendit në NATO është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për të gjithë rajonin, po ashtu është i rëndësishëm edhe për të gjithë Aleancën duke siguruar vendin e 30-të në NATO.
Ai ndër të tjera tha se ne të gjithë po shohim edhe benefitet që po gëzon Maqedonia e Veriut si anëtare e ardhshme e e NATO-s, ku siç po e shohim investimet po rriten dhe vitin e fundit këto investime janë rritur me të paktën tri herë në sigurinë dhe prosperitetin e vendit.