Real Madridi pa fitore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi nuk ka arritur që të fitojë në Elche pasi që ka barazuar me rezultat 1-1. Një ndeshje interesante kjo ku Modric (20) shënoi në pjesën e parë  derisa Elche barazoi nga penalltia në pjesën e dytë me Fidel (52)

Real Madridi ka barazuar në ndeshjen kundër Elches si mysafirë në stadiumin “Manuel Martínez Valero”.

Ishte një ndeshje që u dominua në pjesën e parë nga Real Madridi ku Los Blancos patën 12 tentime për gol gjatë gjithë ndeshjes.

Goli i parë erdhi në minutën e 20-të dhe ishte një gol i bukur me kokë që u shënua nga Luka Modric.

Në pjesën e dytë, shifrat barazohen shumë shpejt pasi që shënon Fidel në minutën e 52-të nga penalltia.

Pas kësaj, Reali u lëshua në sulm dhe pati disa herë mundësi që të kalojë në epërsi.

Elche arriti që të mbrohej por edhe fati u tregua me ta në këtë ndeshje.

Për të arritur të epërsia, Reali inkuadroi në lojë Eden Hazard në minutën e 78 në vend të Lucas Vazquez.

Kujtojmë se Hazard ka disa muaj që është jashtë fushave, megjithatë as inkuadrimi i tij nuk pati impakt në lojën e Los Blancos.

Real Madrid me këtë barazim ka 33 pikë, dy më pak se Atletico që ka edhe dy ndeshje të pazhvilluara. 

Share This Article