Mbi 850 mijë shqiptarëve u ka skaduar karta e identitetit (Dokument)

albnews
By
1 Min Read

Nëpërmjet një shkrese që Ministria e Brendshme i ka dërguar kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thuhet se deri më 31 dhjetor të këtij viti, 873 000 shtetasve u ka skaduar karta.

Ndërkohë, numri në total i shtetasve, të cilëve u skadon dokumenti biometrik më 25 prill është rreth 189 mijë shtetas.

Rreth 10% e kësaj shifre, janë persona që kanë ndërruar jetë dhe një pjesë tjetër janë persona jashtë vendit.

7be4c716-28b2-4013-9404-9db99bbf65c2
Share This Article