Manchester City ka përgatitur ofertë prej 100 milionë eurosh për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, ka shkruar e përditshmja gjermane Bild.
Sipas Bildit, trajneri Pep Guardiola, është duke kërkuar të fitojë trofetë kryesorë, prandaj ai dëshiron të eliminojë dobësitë e ekipit dhe besohet se Kane është zgjidhja e parë e spanjollit për sulmin. City mendon të bëjë ofertën në afatin e janarit.
Kjo nuk është hera e parë që është raportuar se City është i interesuar për Kanen.
Kanë llogaritet ndër sulmuesit më të mirë në botë. Te Tottenhami është prej vitit 2009, ndonëse deri më 2013 ishte i huazuar në disa skuadra për të marrë përvojë.
Deri më tash, ka shënuar 152 gola në 222 ndeshje. Për Anglinë ka shënuar 32 gola në 51 ndeshje.