Deklarata e Ramës për vaksina, reagon Basha: Shet dështimet si suksese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur këtë vit të ri me një sulm ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit njoftoi sigurimin e vaksinës anticovid.

Basha ka thënë se Rama po i shet dështimet si suksese, sepse dozat janë shumë të pakëta për Shqipërinë dhe është tepër vonë shpërndarja e tyre në krahasim me vendet e tjera. Ai ka vijuar me akuzat duke shtuar se në New York ka shkuar për të blerë këpucë të reja.

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia ka nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish”, shkruan Basha.

Share This Article