Kosovë, një vdekje nga Covid-19 dhe 174 raste të reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në ditën e parë të vitit 2021, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Një person 76-vjeç nga Vushtrria s’ka arritur të përballojë luftën me virusin. Në të njëjtën ditë janë regjistruar edhe 174 raste të reja pozitive, nga testimi i 1224 mostrave.

Sipas njoftimit nga IKSHPK-ja, më 1 janar janë shëruar 445 persona, duke e çuar totalin e të shëruarve në 41 mijë e 582 nga 51 mijë e 502 rastet e regjistruara deri tash.

Janë edhe 8314 raste aktive.

Numri i vdekjeve, si pasojë e COVID-19, ka shkuar në 1336.

Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të lartë të rasteve të reja, me 80 të regjistruara sot.

Viti 2021 nis po ashtu me numër më të vogël të të hospitalizuarve me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet dhe klinikat e Kosovës janë duke u trajtuar 282 persona të konfirmuar me COVID-19, ndërsa në total janë 430 pacientë në trajtim.

Share This Article