Suedia merr kryesimin e OSBE-së, Linde falenderon Ramën: Morët vendime të rëndësishme dhe treguat lidership të ri ekzekutiv

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një kryesim frymëzues dhe me vendime të rëndësishme, e ka cilësuar ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, drejtimin një vjeçar të OSBE-së nga Kryeministri Edi Rama dhe misioni shqiptar në Vjenë.

Suedia që nga kjo e premte do të udhëheqë për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), ndërsa kryediplomatja suedeze e falenderon kryeministrin Rama për kryesimin frymëzues të kësaj organizate në rrethana sfiduese.

Linde thekson në mesazhin e saj se Rama mori vendime të rëndësishme dhe tregoi një lidership të ri ekzekutiv gjatë presidencës një vjeçare të OSBE-së.

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, nënvizon ministrja e Jashtme e Suedisë./ATHS/

Share This Article