Drejtori i Emergjencës njofton për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani ka dhënë informacione për gjendjen e personave të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit në një restorant në Ferizaj.

Në një konferencë të mbajtur bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai tha se 15 persona kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë.

Ai tregoi se 3 persona janë në mjekim intensiv.

“15 të lënduar si pasojë e eksplodimit të bombolës kanë ardhur në klinikë.  3 pacientë janë në kujdesin intensiv. Ndërsa, një 20 vjeqarje e cila ka diegie të fytyrës, kokës, qafës dhe pjesëve tjera, do të dërgohet për trajtim në Klinikën e Ortopedisë. 10 pacientë po qëndrojnë ende në klinikë, pasi janë duke u trajtuar”, shtoi ai.

Lenjani tha se kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Spitalin e Ferizajit, dhe sa këta të fundit i kanë lajmëruar me kohë për pacientët që i kanë referuar, andaj edhe janë bërë gati dhe kanë sistemuar të gjitha pacientët.

Share This Article