Egjipti, dështoi furnizimi me oksigjen, vdesin të gjithë pacientët me Covid në terapinë intesive

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjithë pacientët me koronavirus në një njësi të kujdesit intensiv në Egjipt, thuhet se vdiqën pasi furnizimi me oksigjen në repart dështoi.

Niveli i oksigjenit kishte rënë nën 2% në repartin në Spitalin Qendror El Husseineya në provincën Ash Sharqia, raportojnë mediat e huaja.

Një nga të afërmit e pacientit regjistroi pamjet tronditëse të pasojave në spitalin në Veri-Lindje të vendit. “Të gjithë kanë vdêkur”, dëgjohet duke thënë në arabisht pas kamerës. “Të gjithë në repartin e terapisë intesive kanë vdekur. Vetëm infermierët u larguan. Askush nuk u largua. Të gjithë në repartin e Terapisë Intesive kanë vdekur”, shprehet më tej ai.

Videoja tregon një numër njerëzish, që qendrojnë të palëvizur në shtretërit e tyre, ndërsa infermierët shkojnë për ti parë nëse janë në jetë.

Personi që ka realizuar videon ka pasur të shtruar hallën e tij, e cila po ashtu ka humbur jetën.

Raportet në rrjetet sociale pretendojnë se njeriu që filmoi skenën është arrestuar për regjistrimin e asaj që ka ndodhur. Një fotografi e një infermiere, e cila është e pranishme në dhomë, shihet e ulur në një cep të dyshemesë, e shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Ky është incidenti i dytë i tillë në Egjipt, pasi e njëjta gjë u ndodhi dhe pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm Zefta në provincën Gharbia. Shumë persona kanë akuzuar qeverinë për korrupsion dhe neglizhencë pasi drejtori i Spitalit Qendror El Husseineya pretendoi se çfarë ndodhi ishte normale.

https://www.facebook.com/watch/?v=405589310677831
Share This Article