ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  8 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  8 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  8 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Ndihma e Turqisë nuk na ka munguar, spitali i Fierit për tre muaj gati

albnews by albnews
6 January, 2021
in Albania
0
Rama: Ndihma e Turqisë nuk na ka munguar, spitali i Fierit për tre muaj gati
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zbuloi disa nga bisedat e zhvilluara sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, gjatë takimit kokë më kokë me të në Ankara.

Mes të tjerash, Rama tha se Presidenti Erdogan ka shprehur gatishmërinë për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e turizmit, shëndetësisë dhe arsimit. Lidhur me këtë, me të qeshur, Rama theksoi se ka vendosur bast me Kreun e Shtetit Turk, pasi ky i fundit ka thënë se brenda tre muajve do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit.

RelatedPosts

PS kërkon përjashtimin e 29 deputeteve të PD/ Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra e Ulsi Manjës

Protesta e PD-së, Alibali: Pati një mesazh të rëndësishëm, Berisha mori përgjegjësi për herë të parë pas shumë kohësh

Një në katër të rinj morën kredi për t’u larguar nga Shqipëria

“Jam shumë i kënaqur që presidenti gjatë bisedës shprehu gatishmërinë, jo vetëm me fjalë, për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e turizmit, shëndetësisë, arsimit. Është lajm i shkëlqyer për të rinjtë, që një universitet, sic është ai i Stambollit, do të jetë prezent së shpejti në Shqipëri. Së shpejti, edhe Spitali i Fierit do të jetë realitet. Tani, bastet në Shqipëri dhe Turqi janë të ndaluar, por basti se ky spital do të jetë gati për tre muaj, është një bast shumë i fortë”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se “Falënderoj mikun tim për këtë mikpritje të paharrueshme, edhe pse nuk është hera e parë që unë e vizitoj Turqinë mike. Në këtë mikpritje ne të gjithë së bashku si delegacion mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes të dy vendeve, dy shteteve, dy qeverive. I jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe për kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshme cështjesh, por mbi të gjitha dua ta shpreh këtu mirënjohjen për të dhe për popullin turk për reagimin e menjëhershëm në mbështetje të Shqipërisë, duke u gjendur në krah të familjeve të goditura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Presidenti Erdogan ishte i pari, që u angazhua publikisht dhe botërisht, për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirjeje të shumë vendeve të tjera, që bënë të mundur mbledhjen e një shume të konsiderueshme për Shqipërinë. Solidariteti i Turqisë mike dhe i presidentit Erdogan nuk është shprehur vetëm kur Turqia nuk ka pasur një problem të vetin, por edhe kur Turqia njësoj si ne u godit nga koronavirusi, presidenti dhe Republika e Turqisë i qëndruan pranë Shqipërisë dhe nuk vepruan si disa të tjerë, që njësoj sic u thanë njerëzve të mbyllen në shtëpi, mbyllën dhe shtetet e tjera dhe ndaluan deri edhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë.

Kjo ka qenë shumë domethënëse për ne, sic është domethënës edhe fakti që sot një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpunimi i afërt mes dy vendeve dhe mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në gjithë procesin e kësaj lufte të madhe me këtë armik të padukshëm, pa u kursyer. Besoj që sjellja e Turqisë ndaj nesh dhe qasja e presidentit Erdogan në situatat kur vende si yni gjenden në vështirësi janë mishërimi i fjalës së paharrueshme të Qemal Ataturkut, që thoshte “njerëzimi është një trup i vetëm dhe cdo komb është pjesë e këtij organizmi”. Edhe pse Turqia u godit nga pandemia, kjo nuk e bëri të ndalet për asnjë sekondë projekti që po realizohet me mbështetjen e ministrit, mikut tonë Muratit. Solidarizimi ndaj ngjarjeve të tilla reflektojnë esencën e kësaj marrëdhënie dhe humanizmit, që është në themel të kësaj marrëdhënie. Jam krenar që sot m’u dha mundësia dhe nderi të nënshkruaj në emër të Shqipërisë deklaratën e bashkëpunimit të Këshillit të Nivelit të Lartë, me presidentin Erdogan”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result