I ftohti rëndon gjendjen e refugjatëve të pastrehë në Bosnje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 3 mijë refugjatë janë pa strehë në Bosnjën veriore, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim, dhe disa prej tyre po vuajnë nga problemet me frymëmarrje e të tjerë me komplikimet që po ua shkaktojnë netët me temperatura të ulëta.

Disa prej tyre po flenë në qiell të hapur pasi u detyruan të largohen nga kampi Lipa afër kufirit me Kroacinë dy javë më herët, kur ai u dogj. Pak kanë mbetur në fabrikë, duke jetuar nën çadra, e shumë të tjerë janë larguar.

Të tjerët janë shpërndarë nëpër male, duke shpresuar se mund të kalojnë kufirin për një shtet anëtar të Bashkimit Evropian.

“Në dy javët e fundit, kemi parë me shqetësim situatën e tmerrshme humanitare me të cilën po përballen migrantët në Bosnje”, ka thënë zëdhënësi i IOM-së, Paul Dillon. “IOM dhe partnerët e vet po ofrojnë përkrahjen më të madhe që mundemi, por është e qartë se një zgjidhje afatgjate e qëndrueshme duhet të gjendet”.

IOM-ja ka thënë se rreth 8500 refugjatë nga Azia, Afrika e Lindja e Mesme jetojnë në Bosnje, duke shpresuar për kalim në Evropë.

Sipas organizatave humanitare ata po vuajnë për ujë të pijshëm e energji elektrike.

Share This Article