Dhjetë foshnje vdesin nga zjarri në një spital në Indi

albnews
By
1 Min Read

Dhjetë foshnja kanë vdekur të shtunën në një zjarr masiv që ka shpërthyer në një spital në Maharashtra, Indi, ka njoftuar një prej doktorëve.

“Zjarri shpërtheu në orën 02:00 sot”, tha Pramod Khandate, kirurg. Shtatë nga 17 fëmijë në njësinë e foshnjave janë shpëtuar, tha ai, transmeton Reuters.

Nuk dihet ende shkaku që çoi deri të zjarri.

Ndërkaq, politikanët, përfshirë edhe ata të opozitës kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Share This Article