ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 1 hour ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 2 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 2 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 2 hours ago
Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëri, fitimi i bankave bie 21%

albnews by albnews
12 January, 2021
in Albania, Technologji
0
Shqipëri, fitimi i bankave bie  21%
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fitimi neto i sektorit bankar u zgjerua më tej gjatë nëntorit dhe për 11 muajt e vitit 2020 arriti vlerën e 14.35 miliardë lekëve ose rreth 116 milionë eurove.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit nëntor, fitimi i sistemit bankar u rrit me rreth 1.75 miliardë lekë. Megjithatë, fitimi i sektorit ngelet në nivele ndjeshëm më të ulëta krahasuar me vitin 2019, kur për të njëjtën periudhë raportohej një fitim neto në vlerën e 18.25 miliardë lekëve (rreth 147 milionë euro). Për 11 muajt e vitit të kaluar, fitimet e sektorit bankar kanë zbritur në nivelin më të ulët që prej vitit 2016.

RelatedPosts

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Ryanair po “braktis” Spanjën – Shqipëria mund të përfitojë

Këto rezultate mbështeten në standardet e raportimit të Bankës së Shqipërisë. Rezultatet sipas standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar bëhen nga bankat me bazë tremujore dhe mund të kenë diferenca të ndjeshme, për shkak të ndryshimeve në mënyrën e llogaritjes së provigjioneve.

Edhe treguesi kryesor i rentabilitetit, kthimi nga kapitali, këtë vit paraqitet më i ulët, në nivelin 9.9%, nga 13.5% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithëse fitimet kanë rënë, në tërësinë e vet sektori bankar ka pësuar efekte relativisht të kufizuara nga kriza ekonomike.

Raporti i kredive për muajin nëntor madje pësoi një rënie të lehtë në 8.2%, nga 8.3% që kishte qenë një muaj më parë. Moratoriumi i pagesave dhe masat rregullatore mbështetëse të Bankës së Shqipërisë kanë ndihmuar që ky tregues të mbahet nën kontroll. Bankat kanë kërkuar që masat të cilat ishin në fuqi deri në fund të vitit 2020 të shtyhen të paktën edhe me tre muaj të tjerë.

Megjithatë, deri tani bankat kanë ndjekur një qasje më të kujdesshme dhe ulja e fitimeve për këtë vit i detyrohet kryesisht rritjes së provigjioneve për kreditë e këqija. Deri në fund të 9-mujorit 2020, shpenzimet për provigjione ishin rritur me tre herë e gjysëm më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Faktor tjetër me ndikim pozitiv në performancën e bankave është ecuria e mirë e kredidhënies, që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar ka rezultuar në rritje të vazhdueshme. Për periudhën qershor-nëntor, kredia e re u rrit me 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e kredisë së re ndihmon zmadhimin e portofolit të kredisë dhe mbajtjen të qëndrueshme të peshës së kredive të këqija ndaj totalit, ndërsa shton vlerën e aseteve që sjellin të ardhura në formë interesash, duke ndikuar pozitivisht performancën financiare të bankave. Në fund të muajit nëntor, portofoli total i kredisë për ekonominë, arriti vlerën e 596 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 5%./Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result