Mitsotakis kërkon prej BE-së çertifikatën standarte që të vaksinuarit kundër COVID-19 të lëvizin lirshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dorëzuar një propozim në Këshillin Europian për një certifikatë standarde të vaksinimit ndaj COVID-19.

Sipas Mitsotakis, përderisa vaksinimi nuk është i detyrueshëm, atëhere personat që kanë marrë vaksinën duhet të lëvizin lirshmë, të paktën mes shteteve anëtare të BE.

“Sigurimi i rifillimit sa më të shpejtë të lëvizjes së lirë të personave midis shteteve anëtare, por edhe me vendet e treta është një përparësi themelore për të gjithë ne. Për këtë arsye në Greqi, ne lëvizëm shpejt dhe zbatuam procedurat për të lehtësuar lëvizjen e lirë të personave të vaksinuar kundër Covid-19. Një hap kryesor në këtë drejtim është krijimi i një certifikate standarde, e cila do të provojë se një person është vaksinuar me sukses”, tha Mitsotakis.

Këshilli Europian në takimin e krerëve të shteteve pritet të diskutojë edhe për këtë propozim që mund të shihet si çelësi i lëvizjes së lirë në BE edhe gjatë pandemisë.

Share This Article