Kur ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë arrin në Kinë të enjten, detyra e tij nuk do të jetë ta tregojë gishtin dhe të akuzojë, thotë OBSH.
Siç u shpjegua, qëllimi i këtij misioni është që shkencëtarët që do të jenë në atë detyrë ta vizitojnë Wuhanin, vendin e parë të përhapjes së madhe të koronavirusit dhe të flasin me shkencëtarët kinezë që merren me COVID-19.
Sipas ekspertëve të OBSH’së, vëmendja e tyre do të përqendrohet në analizën e ngjarjeve gjatë të cilave virusi kaloi nga kafshët te njerëzit dhe jo në atë që u kërkua nga Presidenti i SHBA’së, Donald Trump dhe disa prej aleatëve të tij – për ta akuzuar Pekinin zyrtar për pandeminë e koronavirusit, raporton Reuters.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian deklaroi se një ekip ekspertësh do të fluturojnë nga Singapori në Wuhan të enjten, por as ai dhe as Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë nuk dhanë detaje për këtë vizitë.
Vizita pritet për muaj të tërë, dhe kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, javën e kaluar shprehu pakënaqësinë për këtë sepse u desh kaq shumë kohë që ajo të realizohej.