Forcat e Sigurisë në Republikën e Afrikës Qendrore janë zmbrapsur nga një sulm të mërkurën kur grupe të armatosura po synonin të depërtonin në kryeqytetin Bangui, pas një përshkallëzimi të luftimeve me rebelët që kundërshtojnë presidentin e vendit.
Ushtria e përbërë nga forca franceze, ruse, të Ruandës dhe të Kombeve të Bashkuara ka luftuar me grupe të cilat kërkojnë të hidhen poshtë zgjedhjet e 27 dhjetorit të vitit 2020, në të cilat presidenti Faustin – Archange Touadera u shpall fitues.
Rebelët sulmuan qytetet afër Bangui edhe muajin e kaluar mirëpo deri më tani nuk kishin arritur të futeshin në kryeqytet.