Qëndrimi i SHBA për situatën në Shqipëri, reagon Rama

albnews
By
1 Min Read

Pak orë pas publikimit të intervistës së dhënë për Top Channel të zv/ndihmës sekretarit të SHBA, Matthew Palmer, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili thekson se mospranimi i lojës me Kushtetutën, e ka bërë Amerikën atë që është.

Ai shton se SHBA nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve.

“Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës në Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30qershorit🇦🇱” , shkruan Rama.

Share This Article