Britania ka vaksinuar kundër COVID-19 afër 45 përqind të qytetarëve mbi të 80-at

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar rreth 45 përqind të qytetarëve mbi moshën 80 vjeçare kundër koronavirusit.

Ky njoftim ka ardhur pasi Kryeministri Boris Johnson tha të premten se tani janë mbi 37 mijë pacientë me COVID-19 nëpër spitalet e Britanisë së Madhe. Ai ka theksuar se mbi 3.2 milionë njerëz janë vaksinuar deri më tani.

Qeveria ka bërë thirrje tek familjet dhe miqtë e personave që janë mbi 80 vjet që të shkojnë dhe të vaksinohen.

Po ashtu institucionet nga ky shtet kanë bërë thirrje që të gjithë atyre që iu është ofruar mundësia për vaksinim të shkojnë ta marrin atë sa më parë që të jetë e mundur.

Share This Article