Së paku 17 persona kanë vdekur pasi një autobus është rrokullisur në pjesën juglindore të Brazilit, kanë njoftuar aturotitet braziliane dhe njësiti kundër zjarreve.
Sipas informacioneve të para, në autobus ka pasur 40 udhëtarë. Fatkeqësia ka ndodhur rreth 180 kilometra nga Sao Paolo.
Ende nuk dihen shkaqet e fatkeqësisë, ndërsa në vendngjarje kanë dalur ekipet e shpëtimit dhe policia.