ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD proteston sot përpara Kryeministrisë 2 hours ago
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!  2 hours ago
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç 2 hours ago
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve 2 hours ago
Kurti viziton policinë, testohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore me dronë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dëbimi i doplomatit rus, ambasada ruse: Po ngjallen dyshime për marrëdhënien miqësore

albnews by albnews
22 January, 2021
in Albania
0
Qeveria shqiptare shpall ‘non grata’ diplomatin rus pasi nuk respektoi masat anti-COVID
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasada ruse ka reaguar lidhur me vendimin e Tiranës zyrtare për të shpallur non grata diplomatin rus Alexey Krivosheev. Ambasada e cilëson vendimin të paargumentuar dhe se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe të sajuara.

“Në sfondin e kësaj ngjarjeje, sigurimet e palës shqiptare në lidhje me përpjekjet e saj në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona ngjallin dyshime” thuhet në komentin e ambasadës.

RelatedPosts

Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, rritet rreziku për aksidente. Policia apel shoferëve: Bëni kujdes!

“Në festa private dhe TikTok jepet drogë”, mjekja ngre alarmin për “peshkimin” e fëmijëve

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

Ambasada argumenton se një nga detyrimet e vendit pritës, nuk i komunikohen publikut, emrat e punonjësve të misioneve diplomatike të shpallur “persona non grata”. Kjo me qëllim ruajtjen e sigurisë personale të diplomatëve dhe anëtarëve të familjes së tyre.

Reagimi i ambasadës ruse:

E konsiderojmë të paargumentuar vendimin e autoriteteve shqiptare për dëbimin e diplomatit rus.

Gjithashtu, jemi të befasuar nga përmbajtja e deklaratës përkatëse për shtyp të MEPJ-së së Shqipërisë.

Përkundër pretendimeve të Ministrisë, emri i Aleksej Krivoshejev nuk është përmendur asnjëherë gjatë kontakteve midis Ambasadës Ruse dhe Ministrisë përkatëse. Për herë të parë dhe të fundit, ai është përmendur në Notën Verbale të MEPJ-së me dt. 20.01.2021, sipas së cilës z. Krivoshejev është shpallur “persona non grata”.

Në të njëjtën kohë, asnjë provë e shkeljes prej tij të masave anti-kovid, të vendosura në Shqipëri, nuk është sjellë. Më herët, në korrik të vitit 2020, në një takim midis Ambasadorit dhe Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, G. Cakaj, u ngrit çështja e pretendimeve, meqë ra fjala, gjithashtu, mjaft të diskutueshme, për sjelljen e një diplomati tjetër.

Pikërisht atëherë z. Ambasador premtoi të merrej me këtë çështje, premtim, i cili u përmbush.

Vërejtje në adresë të këtij punonjësi nuk pati dhe ai u largua me sukses nga vendi pas disa muajsh, duke përfunduar shërbimin e tij.

Sa i përket z. Krivoshejev, pasi u diagnostikua me COVID-19 në fillim të muajit nëntor 2020, në përputhje me protokollin mjekësor, ai ka qendruar në vetëizolim për dy javë me anëtarët e familjes së tij, duke respektuar rreptësisht karantinën e përcaktuar, dhe ka dalë në punë vetëm pasi ka kaluar dy teste negative.

Kontakte të jashtme, përveç vizitës në institucionet mjekësore për të kryer testet përkatëse, ai nuk ka patur.

Ne besojmë se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe të sajuara.

Në sfondin e kësaj ngjarjeje, sigurimet e palës shqiptare në lidhje me përpjekjet e saj në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona ngjallin dyshime.

Gjithashtu, drejtojmë vëmendjen tuaj te fakti se, në përputhje me praktikën diplomatike ndërkombëtare, emrat e punonjësve të misioneve diplomatike të shpallur “persona non grata” nuk i komunikohen publikut.

Kjo është, ndër të tjera, një nga detyrimet e vendit pritës, me qëllim ruajtjen e sigurisë personale të diplomatëve dhe anëtarëve të familjes së tyre.
Publikimi i emrave mund të ndodhë, vetëm pasi punonjësi është larguar nga vendi pritës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 December, 2025
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

22 December, 2025
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

22 December, 2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result