Turqi, gjobitet me 14 mijë dollarë një person për organizimin e luftimit mes gjelave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia bastisi një adresë në lagjen Firat, ku zbuloi 17 gjela të edukuar për luftime dhe mjete për mprehjen e sqepit dhe thonjve të tyre

Një person është gjobitur me 105.400 lira turke (14.300 dollarë) për organizimin e luftimit mes gjelave në provincën juglindore Şanliurfa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia bastisi një adresë në lagjen Firat, ku zbuloi 17 gjela të edukuar për luftime dhe mjete për mprehjen e sqepit dhe thonjve të tyre.

Organizatori u gjobit veç e veç për secilin gjel.

Rreth 71 burra të pranishëm në ambientin e bastisur po ashtu u penalizuan për shkeljen e kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19).

Organizimi i luftimeve mes gjelave është i ndaluar me ligj në Turqi.

Share This Article