ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 8 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 9 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 11 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 11 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Franca e Emmanuel Macronit, një fuqi post-perandorake në kërkim të një roli në skenën botërore

albnews by albnews
27 January, 2021
in Bota
0
Franca e Emmanuel Macronit, një fuqi post-perandorake në kërkim të një roli në skenën botërore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Philip Stephens

Kërkohet: Një rol global për një fuqi serioze evropiane, me një të shkuar koloniale, dhe me vullnet politik dhe mjete ushtarake për t’u angazhuar në sipërmarrje përtej kufijve të saj.

RelatedPosts

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Çmimi i arit arrin rekord të ri

Ish-drejtuesi i BlackRock emërohet ambasador i Kanadasë në SHBA

Askush nuk do t`a akuzojë kurrë Emmanuel Macron të Francës për mungesë vendosmërie. Instinkti i parë i shumë udhëheqësve evropianë në kundërpërgjigje ndaj përmbysjeve gjeopolitike, është të fshihen nën mbulesën e shtratit të tyre. Ndërkohë, presidenti i Republikës së Pestë të Francës, ka më shumë të ngjarë të dërgojë një anije luftarake.

Projekti i madhi zotit Macron është të krijojë një Evropë “sovrane” ose “autonome”. Në thelbin e saj, kjo do të thotë se evropianët nuk duhet të rreshtohen në një botë bipolare të formuar nga rivaliteti Kinë-SHBA. Dhe as t’i kufizojnë opsionet e tyre në zgjedhjet e shpallura paraprakisht nga Uashingtoni dhe Pekini.

Evropa duhet të ketë mendimin e saj mbi gjërat, dhe sidomos për sigurimin e interesave të saj në Mesdhe dhe Afrikë. Një ndër çelësat e këtij sovraniteti evropian, thotë Macron, është një forcë e përbashkët e ndërhyrjes ushtarake, një buxhet i përbashkët në mbrojtje, dhe një doktrinë e përbashkët për veprim.

Për cilindo që shqetësohet nga tërheqja e SHBA-së nga udhëheqja ndërkombëtare, dhe për autoritarizmin agresiv të regjimit të Xi Jinping në Kinë, gjykimi strategjik i presidentit francez tingëllon jashtëzakonisht i ndjeshëm.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden,është i sinqertë kur premton rivendosjen e Atlanticizmit Amerikan. Por, me kalimin e kohës, Uashingtoni mund të pritet të zvogëlojë kontributin e tijnë sigurinë kolektive të Perëndimit.

Sa i përket Kinës, qasja e saj ndaj Evropës tani është e mirë-pozicionuar. Ajo zgjedh vendet më të dobëta për t’i përçarë dhe për të sunduar. Pra, me propozimin francez ka shumë gjëra me të cilat duhet të bjerë dakord edhe një Gjermani super e kujdesshme.

Dhe nevoja që BE-ja të marrë më shumë përgjegjësi mbi vete, është bërë gjithashtu një nga motot e kancelares Angela Merkel. Ajo do të shfaqet dukshëm edhe në takimin e saj të parë me zotin Biden. Por nëse, siç pritej, zonja Merkel do të largohet nga detyra në fund të këtij viti, pasardhësi i saj në detyrë ka të ngjarë të jetë më shumë,dhe jo më pak i gatshëm, për të zgjeruar kufijtë e angazhimit gjerman.

Problemet lindin nga fakti se zonja Merkel nuk bie dakord me 2 supozime të presidentit francez. E para është e rrënjosur në temperamentin e saj. Macron beson se në një epokë të konkurrencës së madhe të pushtetit dhe autokratëve rajonalë, Evropa duhet të jetë e gatshme të vendosë një pushtet të “fortë”.

Ditët kur evropianët mund të shpresonin se bota do të përqafonte e gjitha demokracinë liberale post-nacionaliste kanë marrë fund. Prandaj, kur Greqia u përplas me Turqinë vitin e kaluar mbi kufijtë e diskutueshëm detarë të dy vendeve në Mesdheun Lindor, Macron dërgoi një fregatë dhe avionë luftarakë,si gjest i fortë mbështetës për Greqinë.

Por nëse instinkti i parë i Macron është të veprojë, zonja Merkel ka një rol më pajtues. Në vend të raketave, ajo i kërkoi ministrit të saj të Jashtëm Heiko Maas të ndërmjetësonte midis Ankarasë dhe Athinës.

Ndarja e dytë midis të dyve është edhe më thelbësore. Macron e sheh botën përmes syve Goliste (Sipas ideologjisë së ish-presidentit të dikurshëm Charles De Gaulle). BE-ja është sa një kundërpeshë po aq edhe aleate e SHBA-së. Autonomi strategjike, do të thotë liri për të sfiduar Uashingtonin, ashtu si dhe Pekinin e Moskën.

Kjo është arsyeja pse Franca mbështet një pengesë bërthamore kombëtare, që ndryshe nga Britania, është vërtet e pavarur. Kërcënimi i presidentit amerikan në largim Donald Trump për t1a shpërndarë NATO-n, dhe për t’u shkëputur nga Evropa, ishte një nxitje e ambicieve afatgjata të Francës.

Tani, Macron druhet se ardhja e Biden në Shtëpinë e Bardhë, do të rindezë vetëkënaqësinë, gjë që do të thoshte se Evropa mund t`a vendosë sërish veten në mënyrë të sigurt në duart e amerikanëve. Për Gjermaninë, një kontribut më i madh evropian në mbrojtje dhe siguri, nuk shihet si një zëvendësues i “ombrellës së mbrojtjes” së SHBA-së, por një mjet për t`a bindur Uashingtonin të qëndrojë në të njëjtin rol.

Ministrja e Mbrojtjes së zonjës Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer, thotë se synimi është të tregojmë se Evropa është si një “dhënëse”, ashtu edhe një “marrëse”. Autonomia strategjike e zotit Macron është një iluzion. Diku midis pozicioneve franceze dhe gjermane, ekziston një ekuilibër i ndjeshëm:një Evropë me kapacitet dhe vendosmëri strategjike për të “shuar zjarret”, për të parandaluar agresorët, dhe për të promovuar sigurinë e “lagjes” së saj, por gjithsesi duke qenë sërish një partnere e SHBA-së.

Macron mund të argumentojë me të drejtë,se kjo nuk ishte marrëveshja që u arrit në fillim të integrimit evropian. Në këmbim të legjitimitetit politik dhe qasjes ekonomike, Gjermania Perëndimore e atëhershme i ofroi Francës udhëheqjen politike të Evropës.

“Evropa do të jetë hakmarrja juaj”- i premtoi atëherë kancelari Konrad Adenauer kryeministrin francez Guy Mollet, kur britanikët u kthyen nga Uashingtoni pas Krizës së Suezit të vitit 1956. Sot, ky rol nuk është më i lirë. Tani, ai zihet nga Berlini. Zoti Macron meriton të ketë sukses në ambicien e tij për një Evropë të besueshme ndërkombëtarisht, por ajo ende do të ketë nevojë për SHBA-në. /

“Financial Times”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result