Tre muaj pas vdekjes së Diego Maradonas ka ende shumë mistere që mbeten të pazgjidhura.
Lufta për trashëgiminë e tij mes ish-gruas Claudia Villafane, fëmijëve të tij të njohur, Dalma, Giannina, Diego, Jana dhe Diego Fernando dhe atyre që po luftojnë për t’u njohur si anëtarë të familjes është bërë skena më e nxehtë.
Së fundmi e përditshmja spanjolle, “MARCA” ka njoftuar për zhurmën që është krijuar në lidhje me trashëgiminë e tij, pasi ish-futbollisti i madh nuk ka lënë një testament dhe vlera monetare e pasurive të tij të patundshme në të gjithë botën është jashtëzakonisht e vështirë për t’u llogaritur.
Pasuritë janë të ndryshme, që nga makina e Amfiber Hunta Overcomer te unaza me diamant që iu dha gjatë kohës së tij si president i Dynamo Brest, deri te një Rolls Royce Ghost.
Sipas ueb faqes së specializuar për pasurit e të njohurve, Celebrity Net Ëorth, thuhet se Maradona ka pasuri që vlerësohen rreth 75 milionë dollarë.
Mister më i madh që mbetet ende i pazgjidhur, janë dy kasafortat e tij në Dubai, të cilat janë ende në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Këto janë gjëra që Diego mbajti dhe vetëm ai e dinte se çfarë kishte; mund të ishin dirhemë [monedha e Emirateve të Bashkuara Arabe], orë, dollarë ose asgjë”.
“Kasafortat kanë qëndruar atje dhe ato nuk u hapën kurrë dhe nuk janë hapur për dy vjet”, ka thënë një mik i ngushtë i Maradona për Infobae. Tani, familjarët e Diego Armando Maradonas janë me sytë nga Dubai.