ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze 47 minutes ago
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund 3 hours ago
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie 4 hours ago
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest” 5 hours ago
Armëpushimi i Krishtlindjes 1914, ndeshja që ndali luftën botërore për një ditë 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mungojnë vaksinat, ndërpriten programet e vaksinimit në BE

albnews by albnews
1 February, 2021
in Bota
0
Shqipëria sot nis vaksinimin anti-Covid
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mungesat dhe vonesat në shpërndarjen e vaksinave kanë rezultuar në vonimin ose edhe ndërprerjen e programeve të vaksinimit në disa vende të BE-së, sipas Deutsche Welle.

Bashkimi Europian është përfshirë në një mosmarrëveshje përshkallëzuese me kompaninë farmaceutike AstraZeneca rreth uljeve të planifikuara në shpërndarjet e vaksinave.

RelatedPosts

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Analiza e New York Times: Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

Gjithashtu, edhe furnizimi me vaksinat e siguruara nga “BioNTech-Pfizer” në vendet europiane po realizohet në nivele më të ulëta nga sa ishte parashikuar.

Mungesat tashmë kanë lënë ndikimin e tyre në terren, me vendet të detyruara të ndalojnë dhënien e dozave të para ose të vonojnë emërimet.

Francë

Të gjitha dozat e para të vaksinës COVID-19 priten të pezullohen në Paris dhe zonën përreth duke filluar nga 2 shkurti.

Sipas burimeve pranë bisedimeve, Agjencia e Shëndetit Publik për rajonin e Parisit ka njoftuar spitalet të ndalin dozat e para, duke filluar në shkurt, për shkak të furnizimeve jashtëzakonisht të ulta të vaksinave.

Më shumë se një e treta e popullsisë së Francës pritet të ndikohet nga vonesa në programin e vaksinimit.

Spanjë

Mungesat e vaksinave kanë goditur, gjithashtu, edhe Spanjën, që ka rezultuar me ndërprerjen e programeve të vaksinimit në rajonet e Madridit dhe Cantabria-s.

Në Katalonjë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se furnizimet e vaksinave për Barcelonën dhe rajonin përreth do të mbarojnë të premten.

Sipas kreut të Shëndetit Publik në rajon, Josep Argimon, mungesat në Katalonjë do të thotë se 10 000 persona, të cilët kanë marrë dozën e parë nuk do të marrin dozën e tyre të dytë 21 ditë më vonë, siç është planifikuar aktualisht.

Zëvendëskryetari rajonal i Madridit, Igancio Aguado, theksoi se çështjet e furnizimit me gjasë do ta bëjnë të pamundur përmbushjen e qëllimit të qeverisë spanjolle për vaksinimin e 70% të popullsisë deri në verë.

Gjermani

Gjermania po përgatitet që mungesat e vaksinave të zgjasin deri në prill, sipas ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn.

Deri më tani, kanë marrë dozën e parë të vaksinës mbi 2,1 milionë persona, në një popullsi prej 83 milionë banorësh.

Vaksinimi në vend është përqendruar te personat mbi 80 vjeç, punonjësit e kujdesit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor me një rrezik të lartë të ekspozimit ndaj COVID-19.

Vonesat do të thotë se personat në të 70-at e tyre dhe më të rinj, si edhe ata me kushte shëndetësore që i vënë në rrezik më të lartë, do të duhet të presin më gjatë për t’u vaksinuar.

Portugali

Portugalia, që aktualisht ka një nga nivelet më të larta të infektimeve në botë, është detyruar, gjithashtu, të ndryshojë planet e saj të vaksinimit për shkak të mungesave.

Qeveria njoftoi se do ta zgjasë fazën e parë të planit të vaksinimit të vendit në prill.

Vonesat e dorëzimit nënkuptojnë se vendi do të marrë gjysmën e dozave të pritshme vetëm në mars.

Sipas zyrtarët portugezë, kjo do të ndikojë në vonimin me dy muaj të vaksinimit të punonjësve shëndetësorë të vijës së parë dhe të të tjerëve, të cilët kanë përparësinë kryesore për t’u vaksinuar.

Holandë

Qeveria holandeze, gjithashtu, pret vështirësi në ruajtjen e kursit të duhur në orarin e saj të vaksinimit.

Nga 11,7 milionë doza që Holanda porositi nga “AstraZeneca”, vetëm 4,5 milionë pritet të dorëzohen në mars.

Nga kjo do të ndikohet popullata e përgjithshme, duke qenë se pritja për t’u vaksinuar do të zgjasë edhe më shumë nga sa ishte planifikuar./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 December, 2025
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

25 December, 2025
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

25 December, 2025
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result