Johnson dhe Merkel: Arritja e një marrëveshje, përfitim dypalësh

albnews
By
1 Min Read

 Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel në lidhje me situatën aktuale të negociatave për të ardhmen e marrëdhënieve midis Britanisë së Madhe dhe BE, duke theksuar se është në dëshirën e britanikëve arritja e një marrëveshjeje, raportoi Downing Street.

Johnson theksoi se ”arritja e një marrëveshje në ditët në vijim do të konsiderohet si një përfitim për të dy palët”.

”Londra është e gatshme për të përfunduar periudhën e tranzicionit në termat që vijojnë te modelit australian nëse nuk arrihet një marrëveshje”, shtoi Johnson.

Kryeministri vërejti se ”është e nevojshme të bëhet progres në ditët e ardhshme për të kapërcyer hendekun në disa tema në veçanti të tilla si peshkimi dhe përfitimet e  dyanshme”. 

Share This Article