Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka vlerësuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit duke i konsideruar si një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm.
Xhaçka në reagimin e saj e konsideron si ngjarje historike, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit dhe falënderon SHBA për mbështetjen.
“Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetje”, tha ajo.