Kosova dje ka shënuar 20-vjetorin e çlirimit nga Serbia.
Në organizimin e mbajtur në mes të Prishtinës, një fjalim të gjatë e ka mbajtur ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, i cili parakaloi nëpër sheshet e kryeqytetit dorë për dore me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Shënimi i dy dekadave të lirisë dhe vizita e Clinton-it në Kosovë vazhdon të pushtojë ballinat e mediave më të mëdha ndërkombëtare.
“’Ende i nevojshëm’: NATO shënon 20-vjetorin në Kosovë”, është titulli artikullit të The Guardian me autor, Dan Sabbagh.
Kurse te The Independent, gazetari Kim Sengupta artikullin e tij e ka titulluar: “Festim madhështor në Kosovë bashkë me Clinton në 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s”.
Aty ndër të tjera theksohet se ftesë për të marrë pjesë në këtë ceremoni ka pasë edhe ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, por që s’ka mundur të bëhet pjesë e saj.
“Kosova nderon Bill Clintonin 20 vjet pasi që NATO përzuri forcat serbe”, është titulli që qëndron në ballinën e IrishTimes.
Dhe një titull tjetër te The Publicsradio, thotë: “20 vjet qëkur NATO solli lirinë, çështja e Kosovës mbetet e papërcaktuar”.