Policia ndaloi natën e së mërkurës qindra përkrahës të kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny, që kishin dalë për të protestuar. Ndërkohë reagimet nga Perëndimi pas vendimit të gjykatës janë të ashpra dhe të njëzëshme.
Në protestat në Rusi pas dënimit të kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny ka pasur mjaft arrestime natën e së mërkurës. Sipas portalit, ovd-info më shumë se 1000 vetë janë ndaluar nga policia. Sipas të dhënave të aktivistëve të të drejtave të njeriut, vetëm në Moskë u morën nga policia më shumë se 850 vetë. Në Shën Peterburg në veri të vendit, më shumë se 170 vetë. Në disa agjenci lajmesh flitet
për shifra më të mëdha. Që gjatë procesit gjyqësor të konstestuar të martën pati ndalime policore.
Reagime pas dënimit të Navalynit
Vendimi i gjykatës ruse për Navalnyn shkaktoi reagime të ashpra ndërkombëtare. BE, SHBA, Britania e Madhe, Franca, ashtu si Gjermania e kanë kritikuar ashpër vendimin për Navalnyn. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh me shqetësim për dënimin e Navalnyt dhe kërkoi lirimin e tij. Uashingtoni do të flasë me partnerët e tij për të vënë para përgjegjësisë Rusinë, tha Blinken.
Edhe kancelarja Merkel e ka kritikuar dënimin kundër kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny si “larg çdo ligjshmërie”. Ajo ka kërkuar që Navalny “të lirohet menjëherë”, shkroi në twitter zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert. Dhuna kundër demonstruesve paqësorë duhet të ndalet. Edhe BE kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e dënoi ashpër vendimin e gjykatës kundër Navalynt. “I kërkoj Rusisë të plotësojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të lirojë menjëherë atë dhe pa asnjë kusht”, shkroi von der Leyen në twitter.
Edhe presidenti i Këshillit të BE, Chalres Michel deklaroi, se BE nuk e pranon vendimin. “Drejtësia nuk duhet politizuar”, shkroi Michel. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u shpreh se “vendimi është një goditje e rëndë kundër të drejtave për lirinë dhe shtetin ligjor të garantuara me shkrim në Rusi”. Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab kërkoi po ashtu lirimin e Navalnyt dhe theksoi se dënimi pervers i sotëm shënjestron më shumë viktimën e atentatit me helm, se sa të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e atentatit.
Qeveria ruse, sipas agjencisë RIA, ka bërë të ditur, se nuk perëndimi nuk duhet të përzihet në çështjet e brendshme ndërkombëtare.
Një gjykatë në Moskë e dënoi Navalnyn me tre vjet e gjysmë punë të detyruar, sepse sipas gjykatëses Navaly ka shkelur kushtet e dënimit të një procesi gjyqësor të vitit 2014. Sipas avokatëve të tij me gjasë atij do t’i llogaritet edhe një dënim me arrest shtëpiak i mëparshëm, kështu që opozitari Navalby mund të vuajë vetëm dy vjet e tetë muaj nga dënimi.
Navalny e hodhi poshtë akuzën, se ka shkelur kushtet e dënimit. “Kam qenë në Gjermani për trajtim mjekësor”, argumentoi kritiku i Kremlinit në sallën e gjykatës. Dënimin e tanishëm Navalny e priti me qetësi. Avokatët mbrojtës të Navalnyti kritikuan, se nuk mund të flisnin me mandantin e tyre.