As Australia nuk ka filluar vaksionimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria federale ka premtuar se Australia do të fillojë të shpërndajë dozat e vaksinës “Pfizer” në fund të shkurtit, por ky afat kohor është në pikëpyetje duke pasur parasysh problemet globale të furnizimit me vaksinat, sipas ”The Guardian”.

“Tani për tani, jemi ende duke pritur që dozat fillestare të vaksinës “Pfizer” të vijnë në Australi në pjesën e fundit të shkurtit”, deklaroi dje në mbrëmje zëvendësshefi i mjekësisë kombëtare, Michael Kidd.

Megjithatë, kjo datë fillimi është tërhequr nga 15 shkurti, ndërsa “Pfizer/ BioNTech” po përballet me veprim ligjor në Itali për mbetjen pas në dorëzimin e vaksinave.

“Dozat e para të vaksinës “AstraZeneca” pritet të vijnë në mars”, njoftoi qeveria.

Ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt, tha të premten e kaluar se qeveria po kontaktonte si në BE, ashtu edhe në OBSH për të kërkuar siguri në furnizimin e saj me vaksina.

Share This Article