Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizin, raporton Express.
Abbott ka thënë se kanë diskutuar lidhur me vendimet e fundit të kësaj gjykate, ndërsa tregoi se ia ka ofruar asaj mbështetjen e tij për ta siguruar pavarësinë e kontrollit më të lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë.
“Sot takova Arta Ramën-Hajrizin, Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Ne diskutuam vendimet e fundit të gjykatës dhe unë ofrova mbështetjen time për të siguruar pavarësinë e Gjykatës dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Abbott.