Biden pezullon ridislokimin e trupave amerikane nga Gjermania

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të pezullojë ridislokimin e trupave amerikane nga Gjermania, i planifikuar nga paraardhësi i tij, Donald Trump, njoftoi sot Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

“Sot, presidenti do të njoftojë se Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin do të drejtojë një rishikim të qëndrimit të forcës globale dhe gjatë këtij rishikimi do të ngrijë çdo ridislokim të trupave nga Gjermania”, tha ai gjatë një konference për shtyp.

Ish-presidenti amerikan Trump i njoftoi planet për tërheqjen e rreth 12 000 trupave amerikane nga Gjermania në mes të mosmarrëveshjeve të gjata me Berlinin për shpenzimet e mbrojtjes.

Aktualisht, SHBA ka rreth 34 500 trupa ushtarake në Gjermani, një aleate e ngushtë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Share This Article