VIDEO/ Drejtonte automjetin e dehur, arrestohet kryebashkiakja e New Jersey

albnews
By
1 Min Read

Kryebashkiakja e New Jersey, Gina LaPlaca, është arrestuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur me djalin e saj të vogël.

Sipas Sky News, kryebashkiakja në videon e publikuar nga policia mund të shihet duke u penguar dhe duke humbur ekuilibrin disa herë në momentin e arrestimit.

Në pamjet, oficerët e policisë po i afrohen kryebashkiakes jashtë shtëpisë së saj në Ditën e Shën Patrikut më 17 mars 2025, teksa ajo nxori nga sedilja e makinës djalin e saj të vogël, të cilin e mori nga çerdhja.

Një oficer policie në Lumberton Township i tha asaj: “Ne kishim pretendime të shumta se ti kaloje në semafor të kuq, po devijoje”. LaPlaca u përgjigj: “Oh, më fal.”

Kur policia, gjatë një testi të maturisë alkoolike në terren, i kërkoi asaj të balanconte në njërën këmbë, ajo dështoi dhe humbi ekuilibrin.

Sipas një thirrjeje të policisë, një dëshmitare ndau me policinë videon e LaPlaca-s në të cilën ajo po voziste në mënyrë të çrregullt, pothuajse duke u përplasur me një shtyllë komunale.

Oficerët kanë gjetur gjithashtu një shishe uji me alkool dhe një shishe të vogël pije alkoolike në makinën e saj.

Share This Article