SHBA-ja kërkon nga Kina respektimin e të drejtave të njeriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Antony Blinken paralajmëroi Kinën se Uashingtoni do ta konsideronte Pekinin “përgjegjës për abuzimet e tij”, në bisedën e parë midis dy vendeve që nga koha kur Joe Biden u bë president.

Pas një telefonate me Yang Jiechi, zyrtarin më të lartë të politikës së jashtme të Kinës, Blinken tha se i kishte thënë homologut të tij se administrata e Biden do të ngrihej mbi vlerat demokratike duke kërkuar llogari nga Pekini.

“E bëra të qartë që SHBA-ja do të mbrojë interesat tona kombëtare, do të qëndrojë për vlerat tona demokratike dhe do ta bëjë Pekinin përgjegjës për abuzimet e tij me sistemin ndërkombëtar”, tha Blinken të premten në mbrëmje në Uashington, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Blinken kritikon Yangun veçanërisht për rajonet Xinjiang, Tibet dhe Hong Kong. Ai gjithashtu e nxiti Pekinin të dënojë grusht-shtetin ushtarak në Birmani.

Mirëpo, Pekini zyrtar kërkoi nga SHBA-ja të mos ndërhynte në rajonet Xinjiang, Tibet dhe Hong Kong, derisa bëri thirrje për një zgjidhe konstruktive në Azinë Paqësore.

Share This Article