Kryemadhi: Do të çlirojmë ekonominë nga monopolet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krymeadhi deklaroi sot se LSI do të çlirojë ekonominë nga monopolet dhe do ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e investimeve.

“Me punësimin është abuzuar dhe gënjyer shpesh. Të gjithë i kujtoni premtimet e pambajtura për 300 mijë vende pune! Për ne punësimi është jetik për t’i kthyer besimin rinisë tek Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët”, tha ajo duke prezantuar pika të programit të LSI-së.

“Ne do të çlirojmë ekonominë nga monopolet dhe do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e Investimeve. Do të krijojmë Zonat e Lira Ekonomike dhe do të mbështesim drejtpërdrejtë krijimin e çdo vendi të ri pune për rininë dhe profesionistët”, u shpreh Kryemadhi.

“Me programin Garancia Rinore do të mbështesim sipërmarrjen e lirë të profesionisteve të rinj në fushën e Teknologjisë dhe Inovacionit. Do të mbështesim drejtpërdrejtë prodhimin vendas bujqësor e blegtoral dhe industrinë ushqimore, që shqiptarët të ushqehen me produktet e tyre cilësore”, tha Kryemadhi.

“Reforma në arsim do të përgatisë profesionistë të aftë për punësim dhe me paga dinjitoze. Gjithë politikat tona do t’i shërbejnë punësimit. Ne e mbajmë fjalën! Shqipëria do të bëhet Shtëpia Juaj.”, theksoi kryetarja e LSI./ATSH/

Share This Article