Franca e zgjat gjendjen emergjente shëndetësore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Senati i Francës të martën e miratoi zgjatjen e afatit të gjendjes emergjente deri më 1 qershor. Ky vendim u përkrah nga 278 deputetë, 193 ishin kundër dhe 13 të tjerë abstenuan.

Para votimit pati debat mes politikanëve të së majtës me ata të së djathtës. Këta të fundit thanë se zgjatja e gjendjes emergjente shëndetësore është sulm ndaj lirisë publike, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Më 20 janar, dhoma e ulët e kuvendit, Asambleja Kombëtare, ia dha dritën e gjelbër zgjatjes së gjendjes emergjente, e cila ka qenë në fuqi që nga 23 marsi i vitit të kaluar.

Prej asaj kohe, afati i kësaj mase është zgjatur disa herë dhe për herë të fundit ishte planifikuar të përfundonte më 16 shkurt.

Senati fillimisht e miratoi zgjatjen e afatit të gjendjes emergjente deri më 3 maj, por çështja u hodh përsëri në diskutim pasi ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se zgjatja e afatit deri në qershor është jetike që programi i vaksinimit kundër Covid-19 të jetë efektiv.

Gjendja emergjente shëndetësore i jep qeverisë kompetenca të pakufizuara për zbatimin e masave si ora policore apo kufizimet tjera të lëvizjes.

Qeveria thotë se këto kompetenca janë të nevojshme për luftë të suksesshme ndaj pandemisë, nga e cila deri tani në Francë kanë vdekur mbi 80.000 njerëz e janë infektuar më shumë se 3.3 milionë.

Share This Article