A do ta përsërisin shqiponjën ndaj Serbisë Xhaka dhe Shaqiri? Osmani: Kanë bërë gati festimin tjetër origjinal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Granit Xhaka dhe Gjerdan Shaqiri u bënë protagonistë të padiskutueshëm në kampionatin botëror “Rusi 2018”, pasi arritën t’i shënojnë Serbisë dhe festuan me simbolin e shqiponjës dykrenare, të shoqëruar edhe nga kapiteni helvet, Stephan Lichtsteiner.

Më 2 dhjetor, Zvicra dhe Serbia do të ndeshen sërish, këtë herë në Botërorin e Katarit. Në rast goli, a do të përsëritet shqiponja? Drejtori teknik i Tiranës, Tefik Osmani, teksa ishte i ftuar në emisionin kushtuar Botërorit në A2 CNN zbuloi se, për shkak të rregullit të vendosur nga FIFA që e ndalon një veprim të tillë, yjet shqiptarë të Zvicrës kanë përgatitur një tjetër festim origjinal.

“Në dijeninë time nuk do të bëjnë shqiponjën, por do të festojnë në një mënyrë tjetër që është shumë e veçantë. E kam dëgjuar këtë nga miqtë e mi”, u shpreh Osmani.

Share This Article