Anija e “Frontex” fundoset në ishullin grek, plagosen 2 anëtarë të ekuipazhit, u përplas me…!

albnews
By
1 Min Read

Një anije e ‘Frontex’ u fundos jashtë portit të Megistit, në ishullin Kastellorizo të Greqisë, sipas informacioneve.

Sipas të njëjtave burime, anija goditi një shkëmb gjatë një manovre, gjë që çoi në fundosjen e saj në ujërat e Mesdheut.

Në bord ndodheshin gjithsej gjashtë persona, dy prej të cilëve të plagosur, por jo në gjendje kërcënuese për jetën.

Rrethanat e incidentit dhe shkaqet e sakta të përplasjes po hetohen.

Share This Article