Abazoviç pas takimit me Bashën: Është koha për një frymë të re europiane, të punojmë të gjithë së bashku

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zv.kryeministri i me origjinë shqiptare në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka përfunduar takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Abazoviç, në një deklaratë për mediat, u shpreh se është koha për një frymë të re evropiane për të gjitha trevat tona.

Au u shpreh se detyra e tyre si politikanë dhe si njerëz është të bëjmë maksimumin që të fusim më shumë etikë në jetën politike, të bëjmë gjëra konkrete.

“Kemi biseduar për gjëra konkrete, sfidat që i kemi pas në Mal të Ziz që janë pak a shumë të njëjta në të gjithë shtete e BE. Ekziston një mungesë e traditës demokratike në këto treva dhe të gjithë se bashku, por të gjithë së bashku që merremi me politikë, në mënyrë që të bëjmë një impakt në shoqëritë tona duhet të shkojmë në drejtim të ndryshimeve, formave të cilat kanë qenë deri tash ekzistuese.

Duhet t’i përshtatemi normave evropiane, të jemi të sigurt që atë që promovojmë mundona me i realizuar. Është koha për një frymë të re evropiane në të gjithë trevat tona. Detyra jonë është se si politikanë, si njerëz që e shohim është të bëjmë maksimumin që të fusim më shumë etikë në jetën politike, të bëjmë gjëra konkrete. Të gjithë bashkë që t’i përshtatemi vlerave evropiane.”

Abazoviç pas takimit me Bashën: Është koha për
Abazoviç pas takimit me Bashën: Është koha për
Abazoviç pas takimit me Bashën: Është koha për
Share This Article