Vdes edhe vajza tjetër e familjes Gjoka, pas plagosjes nga shpërthimi i bomblës së gazit

 6,213 total views,  1 views today

Është rënduar bilanci i viktimave në familjen Gjoka, në Velipojë, pas shpërthimit të bombulës gazit në hotelin në pronësi të tyre.

Mësohet se ka ndërruar jetë edhe vajza 15-vjeçare e familjes, e cila pësoi djegie të shumta në trup, bashkë me nënën, vëllanë e mitur dhe dy motrat, njëra prej të cilave humbi jetën pak ditë më parë.

Daniela Gjoka, vajza e madhe e familjes mbylli sytë pak ditë më parë ndërkohë që sot u përcoll për në banesën e fundit. Ajo kishte planifikuar që në muajin gusht të kurorëzonte dashurinë në martesë me partnerin e saj.

Motra e vogël e Danielës, Klarisa Gjoka ka ndërruar jetë në një spital në Itali ku bashkë me të motrën, vëllain dhe nënën e tyre u dërguan për një trajtim të specializuar mjekësor.

Katër anëtarët e familjes Gjoka, nga Gajushi i Lezhës, kishin shkuar për të pastruar hotelin e tyre në Velipojë, për ta bërë gati për pushuesit, por mëngjesi i 4 korrikut ishte tronditës për ta.

E ëma ishte ngritur të bëjë kafenë, por sapo ka ndezur bombolën e gazit, ka shpërthyer flaka, për shkak të rrjedhjes së gazit të shtatë bombolave, duke shkrumbuar hotelin dhe duke i plagosur ato rëndë, ku tashmë dy vajzat kanë humbur tragjikisht jetën./Express/

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •