Abbott: Sa më shpejt të mblidhet Kuvendi për të formuar qeverinë e re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë sot certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

E ndaj kësaj ka reaguar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili ka kërkuar që Kuvendi i ri të mblidhet shpejt në mënyrë që edhe Qeveria e re e Kosovës të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton Koha.net.

“I lumtur që kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, shpalli rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Pas shumë vonesave, rinumërimeve dhe ankesave, Kuvendi i ri i zgjedhur i Kosovës do të duhej të mblidhej shpejt në mënyrë që qeveria e re të mund të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Abbott.

Share This Article