Gjendet një grua e vdekur pranë shkollës fillore në Uk, policia rrethon vendin e ngjarjes

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në MB, ku një grua është gjetur e pajetë pranë një shkolle fillore.

Mediat vendase raportojnë se trupi i gruas është gjetur pranë shkollës fillore “Ashfield Valley” në Rochdale, pak pas orës 4:30 të mëngjesit të sotëm. Gruaja dyshohet se është rreth të 40-ave, teksa ende nuk është bërë i ditur identiteti i saj, apo shkaku i vdekjes.

Policia ka nisur hetimet, teksa ka bërë thirrje për çdo person që mund të ketë parë diçka të raportojë, pasi mund të vijë në ndihmë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Share This Article