Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje.
Abdixhiku me Baljen ka diskutuar për zhvillimet dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes partive.
“Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Deputetja Balje ka mohuar mundësinë e bashkimit me Grupin Parlamentar të LDK-së.
“Takimi me Lumirin ka qenë i fokusuar në zhvillimet politike në vend. Qëndroj në njoftimin e LDK-së dhe mohojë mundësitë për ndonjë mundësi kalimi në LDK. Ditëve në vijim do ta takoj edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovë dhe kryetarët e partive të tjera”, tha Balje për Klan Kosova.