Abdixhiku: Na braktisi edhe Shqipëria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për anulimin e takimit të dy qeverive.

Në një shkrim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ky është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi.

Ai tha se, Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtojë drejt izolimit e vetmisë.

“Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë”.

 “Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë”, u shpreh ai.

Sipas tij, rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës.

“Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor. Kosovës i duhen miqtë. Kosovës i duhen partnerët strategjik”, ka thënë Abdixhiku.

Share This Article