Haradinaj: Amerika flet vet, as presidenti, as unë, as askush nuk është zëdhënës i Amerikës

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se platforma për dialogun me Serbinë, i obligohet Kushtetutës dhe është një garancë.

“Përfundimisht kemi një dakordim për platformën e Kosovës në dialog. Mendoj që platforma është një dokument i qëndrueshëm, i parimeve por edhe i qëllimeve që ka Kosova në dialog, buron nga Kushtetuta, mbron Kushtetutën e vendit dhe personalisht i japi përkrahje”, tha Haradinaj.

“Amerika flet vet, as presidenti, as unë, as askush nuk është zëdhënës i Amerikës, nuk ka nevojë me fol për ta, ata flasin vet, dinë me fol, i shpjegojnë gjërat”, tha ai kur u pyet për mundësinë e prishjes së raporteve me SHBA-të dhe deklaratat e presidentit dje për këtë temë.

Haradinaj pas tha se nuk kanë biseduar për taksën. Sipas tij, e rëndësishme sot ishte platforma.   

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply