Açka: Sjellja e ministrisë së Brendshme ka një eskalim në qeverisjen socialiste

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në RTV Ora, deputetja demokrate Flutura Açka u shpreh se sjellja e ministrisë së Brendshme ka një eskalim në qeverisjen socialiste.

Ajo tha se nuk beson se ka një kurbë më të trishtuar për kombin shqiptar me ministrinë e Brendshme, pasi gjëja më e rëndë është sipas saj zvetënimi i figurës së policit.

Açka: Sjellja e ministrisë së Brendshme ka një eskalim në qeverisjen socialiste. Tahiri kanabizoi gjithë Shqipërinë, kalojmë te droga e Xhafës dhe te dhuna e gazi lotsjellës i Lleshajt, që u duket populli dhe opozita si armik. Kalojmë pastaj te vjedhja dhe deformimi i zgjedhjeve.

Nuk besoj se ka një kurbë më të trishtuar për kombin shqiptar me ministrinë e Brendshme. Gjëja më e rëndë është zvetënimi i figurës së policit. Ai është njeriu i parë me të cilin konfrontohet qytetari, por kjo figurë është denigruar. 

Share This Article