Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, Bashkia e Tiranës: Është në gjendje të mirë shëndetësore

albnews
By
0 Min Read

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.

Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare.

Mëson se Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article